Tre plaçkitës pardje kanë grabitur një djalosh në autobusin urban në lagjen Pintia. Siç njofton MPB-ja, vjedhjen B.J. (25) e ka denoncuar dje në orën 09:45 në Stacionin policor – Draçevë, ndërsa ka ndodhur më 8 gusht në orën 14:10 në lagjen Pintia, në autobus urban. “Tre persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj tij. Autorët me kanosje me thikë ia ka marrë celularin dhe 1.600 denarë”, njoftojnë nga MPB-ja. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit.