Shkup, 2 maj – Në rajonin e Shkupit gjatë dy ditëve të kaluara kanë ndodhur 24 aksidente trafiku në të cilat 17 persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa tre lëndime të rënda. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë para se të fitojnë të drejtën e patentë shoferit dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 20 automjete të pa regjistruara. Sipas buletinit ditor në Shkup, me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 25 automjete.
Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk i kanë dhënë të përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, gjashtë shoferë për reshtim jo të drejtë dhe një për tejkalim jo të drejtë.
Janë sanksionuar edhe gjashtë shoferë të motorëve apo motoçikletave për mosmbajtje të kaskave, shtatë shoferë të automobilave për mos mbajtje të rripit të sigurimit, si dhe 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin derisa kanë folur në celular.