Tre burra janë shpallur fajtor për akuzat që lidhen me sulmin në Universitetin e Kenias i cili ndodhi në vitin 2015. Rashid Charles Mberesero, Mohamed Ali Akibar dhe Hassan Edin Hassan janë shpallur fajtoë për komplotin për të kryer sulmin në të cilin u vranë 158 persona, shumica prej tyre studentë.
Ata u gjetën gjithashtu fajtorë pasi i përkasin grupit militant islamin al’Shabab të Somalisë. Ndërsa personi i katërt, Sahal Diriye Hussein është liruar nga akuzat.