Tetovë, 6 prill – Tre persona shkelën vendimin për kufizim të lëvizjes në rajonin e Tetovës brenda 24 orëve nga ora 07:00 e datës 5 prill deri sot në ora 07:00, njofton SPB Tetovë.
Që nga 21 mars, kur u vendos ora policore, gjithsej 95 persona nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.
“Të tre janë privuar nga liria dhe mbahen për pastrimin dhe dokumentimin e rasteve, pas së cilës do të përgatiten parashtresa të duhura sipas nenit 206 të Kodit Penal”, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.
Policia vëren se janë 10 persona me deklarata të nënshkruara për vetë-izolim si dhe 122 persona me vendime për izolim, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. (koha.mk)