Tre persona në Prilep të dyshuar për dhunë

Shkup, 22 gusht – Prokuroria themelore publike nga Prilepi solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër tre personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale – dhunë, njofton Koha.mk

Ata më 19 gusht në një kafene në Prilep, pa shkas dhe arsye sulmuan fizikisht një djalë 21-vjeçar i cili ishte i ulur në kafene. Rrahja vazhdoi para kafenesë me ç’rast djali mori lëndime të rënda trupore dhe për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar për mjekim në Shkup.

Është arrestuar një banor 44-vjeçar i Prilepit, ndërsa dy të tjerët të cilët janë të moshës 23 dhe 18 vjeç, nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes. Pas urdhrit të Prokurorisë themelore publike Prilep, të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, por për dy të dyshuarit që ndodhen në arrati, paraburgimi do t’u llogaritet prej ditës dhe orës kur do të privohen nga liria. (koha.mk)