Shkup, 16 mars – Tre persona mbrëmë kanë sulmuar një burrë në shtëpinë e tij në Shkup, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime në trup, kumtoi MPB-ja.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 22:30 në shtëpinë e 37-vjeçarit D.S., në rrugën “Radishan” në Shkup. Tre persona me automjet “Opel Vektra” nga i cili njëri është identifikuar si D.T. nga Petroveci me shkopinj druri e kanë dëmtuar derën dhe dritaret, pas së cilës kanë hyrë brenda dhe e kanë sulmuar fizikisht D.S. dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa D.S. me ekip të Urgjencës është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është dhënë ndihmë mjekësore.
D.T. është arrestuar në stacionin e policisë Kisella Vodë.
Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.