Shkup, 24 tetor 2018 – Tre persona janë lënduar më rëndë në tre nga gjithsej 16 aksidente që kanë ndodhur në dy ditët e kaluara në Shkup. Në 12 aksidente lëndime trupore kanë marrë nëntë persona, ndërsa në katër aksidente ishin shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë dy ditëve policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, shtatë shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në në vendkalim të shënuar të këmbësorëve, dy shoferë për renditje të parregullt dhe dy shoferë për parakalim të parregullt.
Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.
Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur 42 shoferë edhe atë 13 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 27 kanë qenë pa patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë si 29 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 146 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 72 automjete.
Gjatë ditës së sotme Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF “Kirili dhe Metodi” e cila gjendet në rajonin e Komunës Qendër me nxënësit e klasës së katërt në suaza të projektit edukativ “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion.