Kumanovë, 26 shkurt – Tre persona janë lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë në një aksident që ka ndodhur dje pasdite në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë, kumtoi sot SPB Kumanovë.
Aksidenti në polici është paraqitur në orën 16:20.
“Automjeti “opel astra” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.P.(40) nga Kumanova, ka daluar nga rruga. Në aksidentin, bashkëudhëtarja Z.P. (68) nga Kumanovë ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa vozitësi dhe bashkëudhëtarja tjetër S.P. (60) nga Kumanova kanë marrë lëndime të lehta trupore, të konstatuara nga Spitali i përgjithshëm Kumanovë – kumtoi SPB.
Ekspertizë ka kryer ekipi i policisë së Kumanuovës.