Tre persona, prej të cilëve njëri më rëndë, janë lënduar në tre nga gjithsej shtatë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Nga ana e policisë së komunikacionit janë sanksionuar 32 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, dy kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 12 shoferë kanë lëvizur pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar. Janë gjetur edhe 57 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 77 automjete. Në suaza të aksionit edukues të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Reparti për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së katërt në SHF “Petar Pop Arsov” e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit. Të shtunën, me fillim në orën 17:30 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në suaza të Ligës së kampionëve do të luhet garë ndërkombëtare e hendbollit mes Vardarit dhe Zagrebit. Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit, nga policia rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit.