Tre persona janë lënduar më rëndë në dy aksidente komunikacioni prej gjithsej 10 që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në njërin lëndime të rënda trupore kanë marrë një çiklist, ndërsa në rastin e dytë në një fatkeqësi hekurudhore rëndë është lënduar një bashkudhëtar në automjet, ndërkaq shoferi ka marrë lëndime trupore.
Në katër aksidente lëndime të lehta kanë marrë katër persona, ndërsa në katër aksidente është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme polica ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri të madh kundërvajtjesh te 32 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, dy shoferët të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, si dhe 19 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, gjegjësisht pa regjistruar. Janë sanksionuar edhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, gjegjësisht në dritë të kuqe të semaforit, Janë kapur edhe 45 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” janë larguar 54 automjete.
Sot, Sektori për parandalim së bashku me “Njësinë shkollore të komunikacionit” do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e komunikacionit në rajonin e komunës Qendër, më saktë në bulevardin “Nën Tereza” para SHF “Koço Racub” dhe Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.