Shkup, 14 shkurt – Tre persona janë lënduar më lehtë në tre aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Qytetin e Shkupit. Në dy aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas buletinit të SPB Shkup, janë evidentuar 14 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga trafiku janë përjashtuar shtatë shoferë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, shtatë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër shoferë fillestarë.
Policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku edhe 14 automjete të paregjistruara. Në dritë të kuqe kanë kaluar shtatë shoferë, ndërsa 11 kanë përdorë celularë derisa kanë drejtuar automjetin, ndërsa pesë nuk kanë mbajtur rrip sigurimi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë lëshuar edhe 99 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 92 automjete.
Sektori për parandalim sot duhet të mbajë masë e veçantë edukative – leksion trafiku ku do të marrin pjesë qytetarë të cilët në cilësi të këmbësorëve kanë bërë kundërvajtje të ndryshme. (koha.mk)