Shkup, 4 prill – Dy persona në Shkup dhe një në Gostivar dje kanë denoncuar në polici se janë kafshuar nga qeni.
D.S. (79) nga Shkupi, në Stacionin Policor Aerodrom ka denoncuar se më 2 prill rreth orës 13.30 para shtëpisë së tij në rrugën “Anastas Mitrev” është kafshuar nga një qen endacak në pjesën e përparme të këmbës së djathtë.
T.J. nga Shkupi, gjithashtu, në Stacionin Policor Aerodron ka denoncuae se më 2 prill rreth orës 6.30 derisa ka lëvizur drejt shkollës fillore “Luben lape” është kafshuar nga një qen endacak në pjesën e përparme të këmbës.
Në Stacionin Policor në Gostivar, ndërkaq, B.H. (36) dje ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 12.30 në rrugën “Belgradska” i biri i tij 10-vjeçar duke u kthyer nga shkolla, është sulmuar dhe kafshuar nga qeni.