Të paktën tre persona e humbën jetën, ndërsa katër konsiderohen të zhdukur pasi një helikopter për shpëtim, gjatë një fluturimi simulues, u rrëzua në malin Haçibuse, Japoninë Qendrore. Dy persona janë gjetur pa vetëdije.
Policia e prefekturës Nagano njoftoi se të tre trupat janë nxjerrë nga mbetjet e fluturakes me ç’rast është konstatuar vdekja e tyre. Policia supozon se edhe personat e zhdukur janë nën mbetjet e helikopterit.
Ende nuk dihet shkaku për rrëzimin e helikopterit, ndërsa hetimi është në vijim. Në fluturake ka pasur shtatë zjarrfikës, dy pilotë dhe një inxhinier. Gjatë stërvitjes për shpëtim ka ardhur deri te ndërprerja e lidhjes.