Beograd, 16 dhjetor – Një autobus me targa të Maqedonisë në mëngjes rreth orës 1:45 minuta doli nga autostrada në afërsi të Leskovcit, me ç’rast jetën e humbën tre persona.
Në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur në autostradën në drejtim të Nishit janë lënduar 32 persona.
Në spitalin në Leskovc janë dërguar 28 persona, ndërsa katër janë në spitalin në Nish.
Sipas paralajmërimeve nga spitali në Leskovc, 14 prej tyre do të lëshohen, pasi u është ofruar ndihma mjekësore. Me ndihmën e autoriteteve lokale, ata do të kujdesen në Leskovc, derisa nuk vjen autobus tjetër nga Maqedonia. Në rajonin ku ka ndodhur fatkeqësia moti është i keq, i ndjekur me të reshura të borës.
Destinacioni i fundit i autobusit që është nisur nga Prilepi, duhej të jetë Vjena.