Pnom Pen, 2 dhjetor – Të paktën tre persona e humbën jetën ndërsa 13 janë lënduar gjatë rrëzimit të një tempulli budist, i cili ka qenë duke u ndërtuar në Kamboxha, transmeton gazeta KOHA.
Fatkeqësia ka ndodhur në provincën Siem Rip, ku ndodhet tempulli i njohur Angkor.
Zëvendësshefi lokal i policisë deklaroi se punëtorët kanë derdhur çimento për tavanin e tempullit kur ai papritur ishte shembur.(koha.mk)