Bello Horizonte, 21 tetor – Së paku tre persona e humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua shpejt pas fluturimit në qytetin brazilian Bello Horizonte, kumtuan autoritetet lokale.
Aeroplani me një motor gjatë rënies ka goditur tre automjete në një lagje banesore të cilët u dogjën, transmeton gazeta KOHA.
Sipas shefit të zjarrfikësve, një person ka humbur jetën në rrugë, një tjetër ka qenë në automjetin e goditur nga aeroplani, përderisa personi i tretë ka humbur jetën në aeroplan.
Tre persona të tjerë janë dërguar në spital me djegie.
Aeroplani i llojit “Cirus” ishte prodhuar në vitin 2007 dhe mund të pranojë tre persona.
Sipas mediumeve lokale, në aeroplan në momentin e fatkeqësisë ka qenë piloti dhe tre persona të tjerë. (koha.mk)