Tre ndeshje skualifikim. Është kjo masa disiplinore që ka marrë UEFA për ish portierin e Juventusit Gjianluigji Buffon. 40-vjeçari i shpëton kështu një dënimi ekzemplar pas deklaratave fyese që Buffon përdori ndaj gjyqtarit anglez Oliver në fund të çerekfinales së kthimit ndaj Realit të Madridit në “Champions League”. Merr fund në mënyrën më të mirë pritja e gjatë për Buffon me Paris Sen Zhermen që e pret tashmë portierin italian. Buffon sipas të gjitha gjasave do të firmosë kontratën 2-vjeçare me kampionët e Francës siç ka rënë parimisht dakord me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon. E vetmja pengesë mund të vijë sërish nga UEFA, në rast se qeveria e futbollit evropian vendos ta ndëshkojë me një gjobë të majme PSZH-në për shkak të “fair play”-it financiar. Buffon pritet të transferohet kështu te Paris Sen Zhermen me shpresën që në këto 2 vite të fundit të karrierës së tij si futbollist të ngrejë lart trofeun e “Champions League”. Në sezonin e ardhshëm të Çampionsit 40-vjeçari do të mungojë në tre ndeshjet e para të fazës së grupeve.