Tre milionë euro për gjithsej 60 projekte parashikon Programi i sivjemë për zhvillim të barabartë rajonal. Siç vendosi sot në seancë Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal, 19 projekte janë për zhvillim të rajoneve planore, 18 janë për zhvillim të fshatrave, ndërsa 23 janë për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore. Pjesa më e madhe nga projektet, 48, ose 75 për qind, kanë të bëjnë me projektimin ose realizimin e intervenimeve infrastrukturore.
Sipas vendimit të Këshillit, më së shumti mjete buxhetore do të marrë rajoni më pak i zhvilluar, ai Verilindor, 21,5 milionë denarë, ndërsa më së paku para janë planifikuar për rajonin më të zhvilluar, të Shkupit, 8,8 milionë denarë. Për Rajonin planor lindor janë projektuar 11,7 milionë denarë, për atë Juglindor 13,8, për rajonin e Pellagonisë 14,8, për Pollogun 16,4, për atë Jugperëdnimor 17,6 dhe për Rajonin planor të Vardarit 19,5 milionë denarë.
Ministrja e Vetadministrimit Lokal Shiret Elezi informoi se deri te Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal në thirrje publike për vitin 2017 janë parashtuar 88 projekte, prej të cilave 60 janë miratuar. “Prej vitit 2009, kur filloi programi për zhvillim të barabartë rajonal, deri tani janë financuar 560 projekte me gjithsej një miliardë denarë. Qëllimi ynë është që mjetet për zhvillim të rajoneve planore çdo vit të rriten në kuadër të buxhetit, por edhe nga fonde tjera ndërkombëtare, me çka efektet do të multiplikohen dhe do të implementohen intervenimeve më të mëdha strategjike”, tha ministrja Elezi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ajo përmendi se të gjithë projektet deri tani të përkrahura për zhvillim të barabartë rajonal, janë realizuar mbi 99 për qind. Ndërkaq, zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski tha se avancimi i rajoneve planore përmes realizimit të projekteve nga ana e qendrave për zhvillim dhe komunave është mundësi e shkëlqyer për përforcimin e konkurrencës dhe për rritje më të madhe të ekonomise lokale, për krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e kushteve për arsim, nxitjen e frymës kulturore dhe rekreative, si dhe për sigurimin e standardit më të mirë për jetë.