Njëra nga ndeshjet më vendimtare të Kosovës në historinë e saj do të jetë përballë fqiut juglindor, Maqedonisë së Veriut. Faza e “Play-Offit” në Ligën e Kombeve pritet të jetë mjaft interesante, e kuptohet se do të marrë vëmendje të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Përderisa sot mediat kanë zbuluar se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski” në Shkup, tani janë mësuar edhe detaje tjera, kryesisht ato me bileta.
Kapaciteti i stadiumit është 33 mijë sosh, kurse FFM i ka siguruar Dardanëve 3 mijë sosh, apo afro 8% të kapacitet total.
Kujtojmë se fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të luajë në finalen e madhe përballë fituesit të gjysmëfinales tjetër, Gjeorgji-Bjellorusi, me këta të fundit që do ta kenë fatin e të qenurit vendas në finale, fat ky i përcaktuar me shortin e djeshëm nga UEFA.