Tre lojtarë duhen skarcuar, Juve ka probleme me listën e UEFA-s

15

Përveç Serie A, e cila tashmë ka filluar në mënyrën më të mirë, Juventusi po përgatitet mendërisht për Ligën e Kampionëve. Por, siç theksohet nga “Tuttosport”, ka disa probleme numerike për t’u zgjidhur në lidhje me listën që do t’i dorëzohet UEFA-s, sapo të përfundojë merkatoja, si çdo vit. Lojtarët e skuadrës bardhezi janë 25 në total dhe për këtë arsye do të ishin perfektë për listën e UEFA-s, të paktën për sa i përket numrit në total, por ka një problem tjetër. Sipas rregullave të UEFA-s, 4 lojtarë të dalë nga hallkat e klubit duhet të jenë në listë. Fjala është për lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës nga mosha 15 deri 21 vjeç. Pra, nuk mjafton që lojtari të jetë në pronësi të klubit dhe i federuar në Serie A.

Prandaj, është vetëm një lojtar, që Juventusi mund ta përfshijë në këtë listë evropiane: Pinsoglio. Rezultati? Tre lojtarë në total më pak për t’u skarcuar nga lista e Champions-it, siç qëndrojnë aktualisht gjërat. Të 25 lojtarët bardhezinj mund të luanin në Ligën e Kampionëve vetëm nëse përfshihen në listën A, ku gjithsesi ka vetëm 22 vende.

Largimet e pritshme të Khedira, De Sciglio dhe Rugani (sipas mundësisë) do ta evitonin këtë tepricë, por ndonjë prurje e re nga merkato do t’i trysnonte 22 të tjerët. Ekziston vetëm një përjashtim; Moise Kean. Duke qenë nën 21 vjeç, ai mund të përfshihet në listën UEFA B. Kjo është edhe arsyeja pse është kandidati numër 1 për të kompletuar sulmin e kampionëve të Italisë.

Comments are closed.