Mesfushori kroat po planifikon të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit dhe interesim për të kanë shfaqur klubet më të mëdha evropiane. Ivan Rakitic nuk ka qenë kurrë më parë më afër largimit nga Barcelona, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Mesfushori kroat nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në Camp Nou, prandaj i ka bërë valixhet gati dhe po e kërkon një destinacion të ri. Interesim për nënkampionin e botës me Kroacinë kanë shprehur tri ekipe italiane, Interi, Milani dhe Juventusi. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, Celciomercato.
31 vjeçari ka përfunduar në bankinë pasi trajneri Ernesto Valverde po e preferon më shumë përforcimin Frenkie De Jong. Rakitic e ka nisur vetëm një ndeshje nga fillimi me Barcelonën këtë sezon, ndërsa në tetë takime të tjera ka përfunduar në bankinë.