Më poshtë gazeta KOHA ju sjell tre hapat që duhet t’i kaloni për ta lënë duhanin:
- Mendoni mirë nëse doni vërtet ta lini duhanin. Nikotina është jashtëzakonisht adiktive dhe duhet vendosmëri për ta lënë. Pyeteni vetën nëse jeta pa duhan është më e mirë se sa të vazhdoni me duhan. Nëse i përgjigjeni vetes PO, atëherë keni arsye për ta lënë duhanin.
- Vendosni pse doni ta lini duhanin. Bëni një listë të të gjitha arsyeve që doni ta lini. Kjo do t’ju ndihmojë t’ia sqaroni vetes se pse doni ta lini duhanin.
- Jini të gatshëm për simptomat që do të shfaqen kur nikotina fillon të largohet nga trupi. Duhani e mbush trupin tuaj nikotinë, kur nikotina fillon ta braktisë trupin, ju do të përjetoni ankth, depresion, lodhje, apetit të rritur dhe shtim të peshës, po ashtu probleme në përqendrim.