Garat kampione në Formula 1 nuk do të mbahen këtë sezon në SHBA, Meksikë dhe Brazil, për shkak të situatës me koronavirusin në kontinentin amerikan. Menaxhmenti i Formula 1 publikoi se nuk duan të rrezikojnë të mbajnë gara në ato vende, duke e marrë parasysh se janë mes shteteve me shkallë më të rrezikuar të infeksionit në botë.
Në vend të këtyre tre garave, do të ketë tre gara të reja në Evropë.Ato d o të organizohen në Nirburgringun gjerman dhe në Imola të Italisë, ndërsa Portugalia do ta bëjë debutimin e saj në Formula 1 me garë në shtegun Portimau.
Formula 1 ende nuk e ka përgatitur gjithë kalendarin, por ekziston shpresë se do të mbahen 16 gara. Tani janë gjithsej 13 gara me Nirburgring, Imola dhe Portimau, ndërsa pritet të shtohen dy gara në Bahrein dhe një në Abu Dabi.