Çfarë do të ndodhte nëse tre futbollistë profesionistë shtyhen me 100 fëmijë në një fushë të madhe? Pikërisht ky eksperiment u krye në Japoni dhe pamjet e kësaj po shpërndahen në rrjete sociale nga tifozët e mahnitur të futbollit. Zhvillimi i një ndeshjeje mes tre futbollistëve profesionistë dhe 100 fëmijëve duket se është bërë traditë në Japoni. Aty luajnë gjithmonë tre futbollistë të J League, niveli i parë i futbollit na Japoni, kundër 100 fëmijëve, bën të ditur Gazeta Express, transmeton gazeta Koha.
Three professional footballers v 100 kids – only in Japan 😅👏pic.twitter.com/5fxj5T0wqP
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) April 25, 2019
Këtë herë, Hotaru Yamaguchi, Hiroshi Kiyotake dhe Yosuke Ideguchi ishin futbollistët japonezë të cilëve u ishte besuar detyra që t’i mposhtën fëmijët. Që të tre futbollistët janë mesfushorë më mjaft shumë përvojë edhe në ekipin kombëtar të Japonisë.
Por a mund t’i mposhtin ata fëmijët, të cilët u vendosën në një formacion të pazakontë, 10-30-30-30?
Ky formacion përbëhej nga dhjetë portierë, 30 mbrojtës, 30 mesfushorë dhe 30 sulmues. Pamjet e kësaj ndeshjeje janë mjaft interesante.