Shkup, 18 shtator – Të shtunën në Shtip u zhvillua java e parë e kampionatit në boks në kategorinë e kadetëve, juniorëve dhe seniorëve. Skuadrat e “Pink Panter’, “Çairit” dhe “Bargallas” regjistruan nga 3 fitore, ndërsa skuadrat e “Shkupit” dhe “Aperkatit” shënuan nga një fitore. Në javën e parë të boksit vendor u zhvilluan 10 luftëra, ndërsa sfida më e spikatur ishte në kategorinë deri më 60 kg, ku me vendim të gjyqtarëve Almir Nurishev mundi Jasin Lamën me 2-1. Mirëpo, boksieri dhe trajneri i Shkupit, u ankuan në vendin e gjyqtarëve, ndërsa në fund u vendos që për fituesin e kësaj përballje të diskutohet gjatë ditës së mërkurë, kur është paraparë mbledhja e Komisionit të gjyqtarëve.
Rezultatet:
Kadetë:
-54 kg: Gjoshev (Pink Panter)- Asanov (Bargalla) 1-2
-63 kg: Demirov (Bargalla)- Ilioski (Аs) 3-0
-66 kg: Ademovski (As)- Kazimov (Pink Panter) 0-3
Juniorë:
-60 kg: Stojanovski (Lav Kumanovo)- Gafuri (Çair) 0-3
-64 kg: Qura (Çair)- Stojanovski (Univerzalci) 2-1
-69 kg: Ristev (Pink Panter)-Iseni (KB Shkupi) 1-2
-81 kg: Stojanovic (Univerzalci)-Bubevski (Pink Panter-fitore) me ndërprerje
Seniorë:
-60 kg: Nurishov (Çair)-Lama (Shkupi) 2-1
-60 kg: Ristevski (Pink Panter-fitore)- Arsovski (Lav Kumanovo) me ndërprerje
-75 kg: Janeski (Aperkat)- Nasufi (Çair) 2-1