Në Spanjë dhe në Itali janë të sigurt se të gjitha rrugët po përgatiten për ta çuar Ivan Rakitic në Milano, aty ku do veshë fanellën e Interit sezonin e ardhshëm.
“Marca” ka bërë me dije se Barcelona nuk do t’i ofrojë atij një kontratë të re sepse afrimi i Frenkie De Jong i hap rrugë largimit të tij. Për më tepër, që pritet që edhe Adrien Rabiot të kalojë tek katalanasit në verë.
Për këtë 31-vjeçari, që ka kontratë deri në vitin 2021 do të preferohet të shitet dhe Inter e shikon si zgjidhje ideale, pas bllokimit që u bë në operacionin Modric.
Janë tri faktorë të fortë që e shtyjnë mesfushorin kroat drejt zikaltërve:
1. Vullneti i Barcelonës për ta larguar dhe mosrinovimi i kontratës.
2. Dëshira e gruas së tij, Raquel që do dëshironte të ishte pjesë e modës në Milano.
3. Bashkimi i tij me Perisic dhe Brozovic do ishte një ambient i ngrohtë për të tek Inter.