Athinë, 24 korrik – Kryeministri grek Aleksis Cipras sot shpalli tre ditë zie kombëtare për 50 viktimat nga zjarret në Greqi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Cipras në fjalim televiziv deri te opinioni tha se “nuk ekzistojnë fjalë që do t’i përshkruajnë ndjenjat e të gjithëve, ndërsa vendi po përjeton një tragjedi të papërshkrueshme”.
“Sot, Greqia mban zi dhe në kujtim të atyre që humbën jetën shpallim zi treditore kombëtare. Por, nuk duhet të lejojmë që zia të na kaplojë, sepse këto orë, janë orë të luftimit, bashkimit, guximit dhe para së gjithash të solidaritetit, sepse vetëm kështu, vetëm të gjithë së bashku, mund të qëndrojmë para tragjedisë”, tha Cipras, i cili potencoi se “Greqia po kalon një prej momenteve më të vështira.
Kryeministri grek personalisht u zotua se askush nuk do të harrohet dhe askush nuk do të mbetet pa ndihmë nga shteti, por edhe asgjë nuk do të mbetet pa u përgjigjur.
Pas urdhrit të prokurores së Gjykatës Supreme të Greqisë, Kseni Dimitriu do të zbatohet hetim për shkaqet e zjarreve. Prokurorja ka kërkuar të zbatohet hetim për gjithçka që lidhet me zjarret të cilat morën jetë njerëzish dhe shkaktuan dëme materiale.
Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa dikasterial, Dimitris Xanakopulos sot e kumtoi bilancin e viktimave nga zjarret deri në orën 11:30 sipas kohës lokale (10:30 sipas kohës së Evropës së Mesme), sipas të cilit jetën e kanë humbur 50 persona, ndërsa madje 172 janë lënduar, prej të cilëve 11 seriozisht.
“Deri në këtë moment në spitalet e Atikës, janë vendosur 156 persona të rritur, prej të cilëve 11 janë në gjendje serioze dhe janë në aparate dhe 16 fëmijë jeta e të cilëve nuk është në rrezik. Në këtë moment, për fat të keq numri i viktimave është 50 persona. Shërbimi i zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë vazhdon me detyrën e rëndë të evidentimit dhe informimi do të jetë i vazhdueshëm. Nga ana tjetër, anijet e rojës bregdetare dhe njësitë e zhytësve, e mbikëqyrin rajonin për gjetjen e të ngujuarve të mundshëm, derisa deri në këtë moment, janë tërhequr gjithsej 715 njerëz, kryesisht nga rajoni Mati”, tha Xanakopulos.
Ai shtoi se në aksionin e shpëtimit nëpër det kanë marrë pjesë 12 anije të rojës bregdetare, 30 barka private, ndërsa nga flota ushtarake një fregatë, dy anije, tre helikopterë dhe tre gomone të Marinës ushtarake.
Këshilli grek i mbrojtjes dërgoi anëtarë special të trajnuar të armatës dhe Gardëm nacionale në ndihmë të patrullave të mbrojtjes civile për parandalimin e zjarreve. Seancën e Këshillit e konvokoi ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos.
Këshilli vendosi që drone greke dhe aleate të grumbullojnë të dhëna nga disa pjesë të shtetit të cilat ende janë nën rrezik të veçantë nga zjarre ose imponim të qëllimshëm të zjarreve. Masat vendosen pas spekulimeve se stihija e zjarrtë në Atikën lindore, si dhe disa zjarre në rajonin e Korintit janë të imponuara.
Zjarri i parë u regjistrua të enjten, ndërsa në 24 orët e fundit janë paraqitur zjarre edhe në Atikën lindore dhe janë zgjejruar në vendet turistike, Mati, Rafina Neos Voucas dhe Penteli. Në Atikën lindore dhe perëndimore, zonat që dje u përfshinë nga zjarret, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Në 24 orët e fundit, nga ora 18:00 e deri në orën 6:00 të mëngjesit, në Greqi janë regjistruar 47 zjarre.
Pasi mbrëmë vonë presidenti grek Prokopis Pavlopulos u informua nga kryeministri grek për pasojat tragjike nga zjarret, vendosi ta anulojë solemnitetin me rastin e 44-vjetorit të ripërtëritjes së demokracisë në Greqi.
Rezultati tragjik nga zjarret ishte arsyeja që kryetari i parlamentit grek Nikos Vucis të urdhërojë që flamuri në Dhomën ligjdhënëse të Greqsië sot të valojë në gjysmë shtizë në shenjë zie.
Katastrofat natyrore nuk njohin kufi dhe i tejkalojnë kontestetm kumtoi Ministria greke e Punëve të Jashtme dhe i falënderoi të gjithë për ndihmën e ofruar dhe mbështetjen dhe solidaritetin e shprehur.
“E shprehim falënderimin tonë të sinqertë deri tek ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlud Çaushoglu dhe të IRJM-së Nikolla Dimitrov për reagimin e tyre të shpejtë për të ofruar mjete ajrore për shuarjen e zjarreve vdekjeprurëse në Atika”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.
Ministria iu falënderoi edhe Qipros, Izraelit, Spanjës dhe Komisionit Evropian për ndihmën e dhënë, por edhe “të gjithë miqve dhe partnerëve të cilët shprehën ngushëllime dhe solidaritet me dramën e popullit grek”.
Ndihmë ofruan edhe kryetari i qytetit të Shkupit, deri te kolegu i tij nga komuna e Atikës.
“Me prefektin e Athinës, Jorgos Kaminis konstatuan kryetarët e Tiranës Erion Veliaj dhe të Shkupit, Petre Shilegov, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të madhe për atë në të cilën kalon Atika, si dhe qëllimin e tyre për ndihmë urgjente përmes Athinës, që rajonet e goditura. Kaminis, iu falënderua për solidaritetin që e demonstruan dhe dakorduan kontakt të ri për hapat e ardhshëm”, kumtojnë nga Kabineti i Kamenisit.
Në Greqi, ekziston druajtje se gjatë sitës, do të rritet numri i viktimave.
Tërë natën, deri në orët e hershme të mëngjesit zgjati aksioni për shpëtimin e njerëzve të ngujuar në plazhet e lokalitetit Rafina, në pjesën lindore të rajonit të Atikës. Me barka dhe anije private, me anije nga linjat e rregullta mes Athinës dhe ishujve grekë, me fregatë dhe anije ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes e Greqisë dhe të rojës bregdetare greke, u shpëtuan qytetarë përmes rrugës detare.
Sipas zëvendësministrit të Detarisë, Nekatarios Santorinjos, gjithsej 639 persona janë shpëtuar, përderisa sipas ministrit të Mbrojtjes të Greqisë, fregata ushtarake “Eli” ka shpëtuar 72 persona.
Rreth orës 1 pas mesnate në Athinë hyri edhe autobusi i fundit me 621 fëmijët e evakuuar nga kampet verore në organizim të komunës së Athinës.
Greqia dje kërkoi ndihmë ndërkombëtare, përmes mekanizmit të BE-së, pozitivisht u përgjigjën Spanja dhe Qiproja, ndërsa do të marrë ndihmë edhe nga SHBA-ja, pas kërkesës së nisur nga ministri i Mbrojtjes.
Kryeministri grek, siç lajmëroi dje MIA, e ndërpreu vizitën në Bosnjë e Hercegovinë dhe nuk mori pjesë në manifestimin në Mostar sepse u kthye urgjentisht në Athinë. Shkurtë para mesnate, Aleksis Cipras e vizitoi qendrën për përballje me kriza të shërbimit zjarrfikës grek, ku me ministrat e qeverisë mbajtën takim dhe u informua për gjendjen dhe tha se është “natë e vështirë për Greqinë”.
Në shuarjen e zjarreve, morën pjesë mbi 600 zjarrfikës me mbi 400 automjete, 7 kanaderë dhe 10 helikopterë. Aktive ishin 3 vatra, përderisa sot në mëngjes, zjarri edhe pse i vënë nën kontroll, ende nuk është shuar tërësisht.
Zjarri në Atikën lindore është më i madhi në Greqi nga ai në vitin 2007 që e përfshiu Peloponezin. Në zjarrin deri tani janë shkatërruar mbi 100 shtëpi dhe 200 automjete.