Konsumimi i normal i çokollatës mund të jetë i mirë për shëndetin, kanë thënë hulumtuesit. Hulumtuesit kanë gjetur se tre copë çokollatë në muaj ul rrezikun nga sulmi në zemër për 13 për qind.
Më shumë se 900 mijë persona janë të prekur nga sulmi në zemër në Britani të madhe dhe gati një e treta vdes gjatë një viti nga sulmi në zemër. Hulumtuesit besojnë se përbërësit natyral të çokollatës, të quajtur flavonoide ndihmojnë enët e gjakut dhe reduktojnë inflamacionin.
Por ata këshillojnë se tejkalimi i konsumimit të çokollatës mund të ndikojë për të keq në shëndet për shkak të përmbajtjes së sheqerit. Hulumtuesit kanë gjetur se konsumimi ditor i çokollatës rrit rrezikun nga sulmi në zemër për 17 për qind.
Për gjetjet e këtij hulumtimi janë analizuar pesë studime në të cilat janë përfshirë 575 mijë persona. Studimi është prezantuar në Munich gjatë konferencës së mbajtur nga Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë.