Tre amerikanë nga Nju Jorku kanë vjedhur banka nëpër botë, mes tyre edhe në Maqedoni

101

Shkup, 22 prill – Tre amerikanë nga Nju Jorku paditen se kanë vjedhur më shuëm se 30 milionë dollarë (kesh dhe sende të çmuara), duke hapur sefe bankare në mbarë boën, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Prokuroria amerikane ka ngritur padi të martën kundër qytetarëve Val Kuper, Aleks Levin dhe Geri Smit për larje parash dhe organizim kriminel, pasi kanë vjedhur shumë të mëdha parash nga sefe bankare nga marsi i vitit 2015 deri në tetor të vitit 2019. Dia prej bankave të vjedhura janë në Ukrainë, Rusi, Maqedoni, Moldavi, Letoni, Uzbekistan dhe Azerbejxhan, tek të cilat nuk ka pasur vide mbikëqyrje në disa pjesë, thonë prokurorët në Bruklin. Sipas aktakuzës, Kuper ka qenë udhëheqës i grupit dhe ai ka blerë pajisje të sofistikuar për vidembikqyrje dhe pastaj kanë bë larjen e parave të vjedhura. Ata tre janë arrestuar të martën në mëngjes.

“Veprat penale që janë numëruar në aktpadi duken sikur të kenë dalur nga ndonjë film Holivudi”, ka deklaruar u.d. ndihmës-drejtori i FBI-së, Svini.

“Vjedhësit kanë shfrytëzuar mjetet të sofistikuara për t’i mashtruar sistemet e sigurisë të bankave të huaja dhe kanë tentuar t’i fshehin gjurmët përmes larjes së parave në bankat amerikane. Megjithatë, duke falënderuar bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të ekipit special të FBI-së për krim të organizuar në Euroazi dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, këta kriminelë tani përballen me kallëzime penale dhe dënime të mundshme me burg”, thotë Svini më tej në kumtesë.

Sipas aktpadisë, grupi ka kërkuar banka me sisteme të dobëta të sigurisë dhe pastaj janë prezantuar si klientë që kërkojnë të huazojnë sef. Në dhjetor 2017, pesë qytetarë të Maqedonisë kanë njoftuar policinë se nga sefë të huazuar në “Shparkase Bank” u janë vjedhur gjësende.