Stokholm, 2 tetor – Tre shkencëtarë amerikanë janë nderuar me Çmimin Nobel në fushën e Mjekësisë, për zbulimet e tyre rreth ritmeve kardiake, funksionimit ditor të trupit të njeriut. Fituesit janë, Xhefri Holl, Majkëll Rosbash dhe Majkëll Jang, njofton instituti Karolinska në Suedi. Fituesit e Çmimeve në Fizikë, Kimi dhe Paqe do të bëhen të ditur gjatë javës. Për fituesin e Çmimit në Ekonomi do të njoftohet javën e ardhshme. Çmimi i shumë pritur është ai për Paqe, që do të prezantohet në kryeqytetin norvegjez, në Oslo. Pritet që ky çmim të shpallet me 6 tetor.