Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj është takuar me ambasadoret e Shqipërisë dhe të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber dhe Vlora Çitaku, në kuadër të vizitës së tyre në Izrael.
“Kjo vizitë zhvillohet nën kujdesin e AJC/American Jewish Committee, si pjesë përbërëse e Project Interchange, i cili operon qe prej vitit 1982, duke sjellë mbi 6000 personalitete nga SHBA dhe 100 vende te botës, për të vizituar Izraelin dhe për t’u njohur me kompleksitetin e sfidave me të cilat përballet Izraeli dhe rajoni i Lindjes se Mesme”, shkruan ambasada shqiptare në një njoftim të saj në rrjetet sociale.