Trashësia mund ta plakë trurin për 10 vjet

Dihet mirë se trashësia e ka një efekt të dëmshëm për shëndetin. Kilogramët e tepërt nënkuptojnë rrezik më të madh nga sulmi në tru, diabeti i tipit II, kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mëlçisë së yndyrshme, presioni i lartë i gjakut dhe problemet e shtatzënisë.

Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se për trashësinë e mirë-hulumtuar megjithatë ka diçka të re për të mësuar, dhe ky është efekti në tru, të cilin e kishin studiuar për pesë vjet. Në moshën e mesme, truri i njerëzve me mbipeshë mund të jetë 10 vjet më i vjetër se i atyre me peshë normale. Ky zbulim është publikuar në revistën Neurobiology of Aging, transmeton koha.net.

Hulumtimi u krye nga shkencëtarët nga Cambridge, Yale dhe Cambridge Centre for Aging and Neuroscience. Gjatë një periudhe 5-vjeçare të dhënat u analizuan nga më shumë se 500 persona të moshave ndërmjet 20 dhe 87 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim ishin të rritur të shëndetshëm. Ata u ndanë në dy grupe, të hollë dhe me mbipeshë.

Bazuar në skanimet e trurit, shkencëtarët i rindërtuan strukturat e trurit dhe e matën lidhjen midis anatomisë së tij dhe peshës trupore. Tek njerëzit e trashë vëllimi i të ashtuquajturës materies së bardhë ishte i lidhur me një shkallë më të lartë të atrofisë, pra reduktimit në madhësi. Materia e bardhë është indi përmes të cilit kalojnë mesazhet mes rajoneve të ndryshme të trurit.

Atrofimi maksimal u gjet në njerëzit e moshës së mesme dhe efekti korrespondoi pikërisht me trurin më të vjetër për 10 vjet që nga mosha e pjesëmarrësve të tjerë të hulumtimit. Gjetjet sugjerojnë se obesiteti mund ta përshpejtojë plakjen e trurit dhe ta rrisë rrezikun e neurodegjenerimit, që do të thotë humbje të funksionit të neuroneve dhe vdekjen e tyre.

Neurodegjenerimi shkakton kështu shumë sëmundje, duke përfshirë sëmundjet atë të Alzheimerit, Parkinsonit dhe Huntingtonit. Shkencëtarët besojnë se truri i njerëzve të moshës së mesme është mjaft i ndjeshëm dhe për këtë arsye duket se njerëzit e asaj moshe e kanë një tru më të vjetër.

Hulumtimet e ardhshme do ta krijojnë një lidhje midis obesitetit dhe plakjes dhe rreth asaj nëse humbja e peshës mund të ndihmojë në shtyrjen e plakjes.