Berlin, 7 dhjetor – Ministri gjerman i Ekonomisë Piter Altermaer, i hodhi poshtë zërat se fituesi nga votimi i sotëm për trashëgimtar të Angela Merkelit në vendin lider i partisë CDU, sigurisht do të jetë kancelari i ardhshëm i vendit.
“Sot votojmë për lider të ri të partisë, nuk votojmë për kandidat për kancelar”, deklaroi Altermaer, aleat shumëvjeçar i Merkelit, duke shtuar se vendimi për kandidat për kancelar do të sillet një vit para zgjedhjeve të vitit 2021.
Në Hamburg sot filloi Konferenca dyditore e Unionit Kristian Demokratik (CDU) në të cilën duhet të zgjedhet trashëgimtari i kancelares Agela Merkel në vendin lider i partisë.
Gjithsej 1.001 delegatë në Konferencë do ta zgjedhin kryetarin e ri të CDU mes 12 kandidatëve, por lufta kryesore pritet të jetë mes tre prej tyre – sekretares aktuale të partisë Anegret Kramp Karenbauer, ish-koordinatorit të grupit të deputetëve të demokristianëve në Bundestag, Fridrig Merc dhe ministrit të Shëndetësisë, Jens Span.