Trashëgimia natyrore dhe shpellat në Maqedoni u promovuan në Itali

Në takimin ndërkombëtar të speleologëve në Itali, Klubi Speleologjik Korabi dhe komuna e Gostivarit prezantuan aktivitetet e projektit “Fuqizimi i aktorëve lokal për hulumtim dhe konservim të shpellës Bukuroshja”, e finansuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit për përmirësim të menaxhimit të zonave të mbrojtura, të cilën e implementon UNDP në partneritet me Ministrinë e Ambientit të Jetesës.

Gjatë vizitës studimore, e cila u mbajt në qytezën italiane Kasola Valsenio, përfaqësuesit e klubit speleologjik Korabi, së bashku me kolegët nga shoqata speleologjike italiane Persepfone, të cilët veçmë realizuan hulumtimet e para në shpellën Bukuroshja, kanë ndarë përvojën me emrat botëror të kësaj lëmie rreth menaxhimit, mbrojtjes dhe monitorimit të shpellave.

Nëpërmjet të ekspozimit të fotografive nga shpellat në Maqedoni informuan për trajnimin e speleologëve lokal në Qendrën trajnuese spleologjiike në Vërtok, u prezantuan mostrat nga shpella Bukuroshja, rezultatet nga analizat gjeologjike dhe mikrobiologjike, si dhe u sqaruan detaje rreth punës montuese të incizimit topografik laserik të shpellës përmes 3D teknoogjisë.

Asociacioni i speleologëve nga Italia organizoi edhe vizitën në shpellën Stiffe në rajonin e Aquilla si dhe takimin me përfaqësues të komunës San Demetrio, gjatë së cilës u diskutua për rolin dhe nevojën e masave të sigurisë në shpellë, monitorimi i nivelit të ujit, kuadri i trajnuar, obligimi i udhëheqësve turistik në shpellë, ekipet shpëtimtare etj. Pjesë e diskutimeve iu përkushtua ndarjes së obligimeve rreth menaxhimit të shpellave. Cili është roli i pushtetit lokal, obligimi dhe kompetenca e pushtetit qendror si dhe përgjegjësitë e shoqatave speleologjike në drejtim të menaxhimit, mbrojtjes, konservimit dhe monitorimit të shpellave.

Në takimin ndërkombëtar të speleologëve e cila mbahet çdo vit në Itali marrin pjesë mbi 2500 speleologë nga të gjitha anët e globit, dhe qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i hulumtimeve për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe promovimi i tyre si destinime turistike.