Kumanovë, 18 prill – Kandidatja për presidente e Republikës së Maqedonisë prof.dr. Gordana Siljanovska sot në Kumanovë realizoi takim me Dejan Gjorgjievski, nënkryetar i Shoqatës Arkeologjike Maqedonase, Sinisha Kashavelski, piktor i njohur ndërkombëtarisht dhe Bobi Serafimovski, kompozitor dhe xhaz muzikant.
Në takimin tha se nën pushtetin e LSDM-së kultura ka rënë në nivelet më të ulëta, jo vetëm në Kumanovë, por edhe nëpër tërë Maqedoninë. Moskujdesi për kulturën është tregues plus për paaftësinë e kësaj qeverie. Trashëgimia jonë kulturore është lënë në mëshirë të kohës, piktorët tanë për çdo ditë kanë gjithnjë e më pak kushte për shfaqjen e potencialit të tyre dhe krijimin e artit. Në mënyrë shtesë, kjo qeveri përmes nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, hoqi dorë edhe nga pasuria arkeologjike dhe pasuria kulturore e Maqedonisë. Potencoi se më 21 prill qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë do të inkurajohen dhe do ta japin votën e tyre për të drejtën dhe drejtësinë. (koha.mk)