Bertrand Traore vijoi formën e tij të mirë edhe në të dielën kur shënoi një gol të jashtëzakonshëm që i dha avantazhin Ajax-it në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Sparta Rotterdam e vlefshme për javën e 22-të të Eredivise. Lojtari në pronësi të Chelsea-t i huazuar te skuadra holandeze është rikthyer në formacionin e Peter Bosz’s pasi udhëhoqi kombëtaren e Burkina Faso-s në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. 21-vjecarit iu deshën 45 minuta për të ndërmarrë një aksion tërësisht personal dhe shënuar një gol të mrekullueshëm duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të ngushtojë me tre pikë të tjera diferencën me kryesuesit e Feyenoordit.
https://www.youtube.com/watch?v=3JAGKvzD6Yc