Çdo periudhë tranzicioni për Brexit-in nuk duhet të zgjasë më shumë se 31 dhjetor të vitit 2020, bëri të ditur Bashkimi Evropian (BE). Një dokument i lëshuar nga BE-ja rekomandoi ditën e fundit për periudhën e tranzicionit, e cila u dakordua të jetë në vend të datës së mundshme për Brexit më 29 mars të vitit 2019, ku do të jetë fundi i vitit 2020. “Marrëveshjet e tranzicionit duhet të zbatohen që nga data e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tërheqjes dhe nuk duhet të zgjasin më shumë se 31 Dhjetori i vitit 2020”, thuhet në dokument. Kushtet e periudhës së tranzicionit ende duhet të negociohen midis dy palëve. Data e fundit e propozuar nga blloku përkon me fundin e buxhetit shtatë vjeçar të BE-së.