Kur punonjësit e kontrollit në aeroportin e Kajros kanë parë në monitor, nuk i besonin syve: në brendësi të një valixheje ishin dy këlyshë luani të gjallë, por të narkotizuar. Për shkelje të ligjit mbi mbrojtjen e kafshëve, policia ka arrestuar personin që i zotëronte, një shtetas nga Kuvajti. Këlyshët janë dërguar në kopshtin zoologjik në Giza. Ajo që ka bërë kontrollorët të dyshojnë, kanë qenë dy format e pazakonta në brendësi të bagazhit. Kafshët e vogla ishin vendosur “kokë e këmbë” bashkë dhe duke i kufizuar thonjtë për të mos çarë valixhet.