Tetovë, 26 tetor – Në bazë të aktiviteteve të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, të cilat në kontinuitet janë duke u ndërmarrë për siguri më të madhe në transportin publik të udhëtarëve, të enjten nga ora 09 deri ora 13 është realizuar kontroll-aksion, shkruan gazeta KOHA.
Gjatë kontrollit në qytetin e Tetovës, janë kontrolluar 60 automjete, gjegjësisht autobusë, kombi furgon dhe taksi vetura, nga të cilët 46 automjete me urdhër të policisë janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ku 10 automjete kanë pasur pajisje të parregullta të frenimit, ndërsa dy vetura nuk janë paraqitur në Stacionin për kontroll teknik. Dhjetë veturat të cilat kanë qenë teknikisht të parregullta, menjëherë janë larguar me urdhër të policisë nga trafiku, ndërsa për 12 vetura janë përgatitur flatëpagesa për kundërvajtje.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në Gostivarit,janë zbuluar gjashtë automjete, të cilat kanë qarkulluar në trafik me pajisje të parregullta të frenimit, derisa dy nuk janë paraqitur në Stacionin për kontroll teknik. Gjashtë veturat me pajisje të parregullta të frenimit menjëherë janë larguar me urdhër të policisë nga trafiku, kurse janë përgatitur gjithsej 10 gjoba adekuate. Gjoba për parregullsi teknike arrin në 400 euro, në kundërvlerë të denarit. (koha.mk)