Kryeqyteti i Polonisë Varshava sot u ofroi banorëve transport publik falas në tentim që t’i stimulojë t’i lënë makinat për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit. Polonia shfrytëzon sasi të thëngjillit për industrinë dhe ngrohjen e shtëpive. Për shkak të kësaj vendi është i dyti për nga ndotja e ajrit në Evropë, pas Bullgarisë, sipas raportit të cilësisë së ajrit në vitin 2016 të Agjencisë Evropiane për Mjedis të Jetesës. Këshilli i qytetit të Varshavës theksoi se parashikimet për ndotjen e lartë të ajrit kanë të bëjnë në kombinimin e motit të ftohtë, që sjell deri në rritjen e nevojave për ngrohje dhe qarkullimit të dobët të ajrit. Autoritetet e Varshavës, e cila ka 1,7 milionë banorë u bën thirrje personave të moshuar, fëmijëve, aty që vuajnë nga astma, sëmundjet e zemrës dhe të organeve të frymëmarrjes të shmangin qëndrim të gjatë në ambient të hapur.