Shkup, 29 gusht – Transporti ajror edhe i udhëtarëve dhe i mallrave, shënon rritje më të madhe, krahasuar me llojet e tjera të transportit, në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, si dhe në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa rritja te kargoja arrin deri 72,8 për qind, tregojnë të dhënat e Entin Shtetëror të Statistikës.
Për 11,7 për qind është rritur numri i udhëtarëve në linjat të autobusëve vendorë dhe ndërkombëtarë në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, por në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar ka ulje për 20,3 për qind. Në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti në transportin urban dhe ndërurban ka pasur për 1,3 për qind më shumë udhëtarë, ndërsa për 1,8 për qind më pak krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Rritje prej 13,1 për qind shënon transporti hekurudhor në tremujorin e dytë në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa në transportin ajror për 41,5 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar ka pasur ulje prej 0,7 për qind rritje për 15,1 për qind.
Te transporti i mallrave, në tremujorj e dytë, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, statistika shënon rritje prej 4,4 për qind në sasinë e mallit të transportuar në transportin rrugor, te transporti hekurudhor për 13,5 për qind, ndërsa në atë ajror për 72,9 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, sasia e mallit të transportuar në transportin e rrugor të mallrave është ulur për 17,9 për qind, në transportin hekurudhor është rritur për 2,9 për qind, ndërsa në transportin ajror për 62,4 për qind.