Vazhdimi i gjykimit për lëndën “Transporter” të PSP-së është anuluar për më 21 shkurt. Shkak për anulimin, siç elaboroi gjykatësja Dobrilla Kacarska në seancën e sotme, është ajo se ende nuk ka marrë përgjigje për ankesën e parashtruar nga Gjykata e Apelit. Për arsye të njejtë ishte anuluar edhe seanca paraprake gjyqësore.
Kacarska sot propozoi edhe termine shtesë për gjykim: 22 shkurt, 7 dhe 9 mars. Në seancën e sotme mori pjesë edhe kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, i cili së bashku edhe me 20 persona janë akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë përvetësim të rreth 360.000 eurove.