Transport publik falas për të gjithë qytetarët në Shkup deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit, është një prej masave dhe rekomandimeve të cilat të hënën i kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, për shkak të ndotjes enorme të ajrit në kryeqytet gjatë ditëve të fundit, shkruan Makfaks.
Trajanovski ka apeluar që të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit të ndihmojnë në subvencionimin financiar të transportit publik të qytetit. Të gjithë qytetarët prej ditës së martë do të mund falas të udhëtojnë me autobusët e NQP dhe në autobusët privat.