Neurokirurgu italian Dr. Sergio Canavero është i bindur në premtimin e tij për të ofruar transplantin e pare në botë, të kokës së njeriut. Ai thotë se një burrë kinez do të jetë pacienti i parë në vitin 2017, dhe tani gjithë çka ai ka nevojë është miratimi dhe financimi. Ekspertë të tjerë janë shumë skeptikë. Në takimin vjetor të Akademisë Amerikane Neurologjike dhe ortopedike, Canavero u përpoq të rekrutoj kirurgët e SHBA-së për t’u bashkuar me ekipin e tij për transplantin e kokës. Dhe tani, duket se ai është në të vërtetë duke ecur përpara me këtë punë. Ai thotë se ka mbledhur një ekip të kirurgëve nga Kina, Korea e Jugut dhe Rusia. Të gjithë ata janë duke pritur vetëm miratimin e tij dhe, normalisht, para. Canavero ka treguar se pacienti i parë për të kryer transplantin e kokës do të jetë një pacient kinez. Mirëpo, Shumë argumentojnë (shumica e shkencëtarëve që punojnë në këtë fushë) se një transplant koke është aktualisht i pamundur.