Uashington, 25 shtator – Presidenti amerikan, Donald Tramp i ka bërë thirrje homologut të tij ukrainas, Vllodomir Zelenski për të kontaktuar me prokurorin publik, Uiliam Bar për hapjen e hetimit potencial për korrupsion për ish-presidentin e SHBA-së, Xho Bajden.
Kjo shihet nga transkripta e deklasifikuar e bisedës telefonike midis Trampit dhe Zelenskit në korrik, transmeton “Nju-jork Tajms”. Kjo bisedë është në qendër të akuzave se presidenti i SHBA-së ka bërë presion ndaj një lideri të huaj me qëllim që ta komprometojë rivalin e tij politik.
Gjatë bisedës, Tramp i ka dhënë Zelenskit se duhet të kontaktojë me Bar dhe avokatin e tij personal Rudi Xhuliani, shihet prej transkriptës të cilën e publikoi para ca orësh Shtëpia e Bardhë.
“Ka shumë gjëra për t’u thënë për djalin e Bajdenit… se Bajden ka kërkuar ndërprerje të hetimit kundër tij, ndërsa shumë njerëz dëshirojnë të dinë për këtë”, thotë Tramp në intervistën me Zelenskin.
“Do të thotë çfarëdo që të bësh me prokurorin publik do të jetë e shkëlqyer”, ka thënë lideri amerikan në transkriptën e publikuar të bisedës.
Dhoma përfaqësuese e SHBA-së dje ngriti hetim formal për atë nëse duhet të revokohet presidenti Donald Tramp për shkak të kërkimit të ndihmës së huaj që ta dëmtojë rivalin e tij politik Xho Bajden.
Ata e akuzojnë Trampin se ka biseduar me Zelenskin nga mesi i verës, duke kërkuar prej tij informacione konprometuese për Hanter Bajden, djalë i Xho Bajden, njëri prej kandidatëve të demokratëve për zgjedhjet në vitin 2020. Mediat amerikane theksojnë se Tramp i ka thënë shefit të kabinetit ta ruaj ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë dollarë drejtpërdrejt para bisedës me Zelenskin, edhe pse Kongresi tashmë ka miratuar që këto mjete t’i ndahen Kievit.