Bruksel, 12 mars – Ministrat e financave të eurozonës e kanë anuluar për një muaj pagesën e tarnshës së re për Greqinë për shkak të reformave të pamjaftueshme.
Eurokomisari për Ekonomi dhe Financa, Pjer Moskovski, pas takimit të djeshëm të Eurogrupit tha se është i sigurt se deri në takimin e ardhshëm në prill do të mund të lëshohen paratë. Pasi që, Greqia doli nga programi i tretë për shpëtim në qershor të vitit 2018, ministrat e financave aprovuan lëshimin e ndihmës shtesë për Athinën, por nën kushte të caktuara reformuese.
Kjo transhë është një miliard euro.
Autoritetet greke kanë për detyrë të zbatojnë edhe tre masa paraprake që të marrin dritë të gjelbër nga Bashkimi Evropian.
Ministrat e financave megjithatë kanë konstatuar progres pozitiv në vend dhe besojnë se deri muajin e ardhshëm Athina do t’i implementojë reformat e kërkuara, me çfarë do të aprovohet lëshimi i transhës së re. (koha.mk)