Atleti nga shkolla e mesme, Mack Beggs, një adoloshent i cili është duke u transformuar nga gjinia femëror në atë mashkullore, ka fituar kampionatin e mundjes në shtetin e Texasit. 17-vjeçari dhe shumë prej kundërshtarëve të tij dëshironin që të garonte kundër meshkujve, por djaloshi transgjinor garoi në kampionatin e Texasit për femëra për shkak të rregullave të shtetit, i cili kërkon që atletët të garojnë sipas gjinisë së tyre. Mundësi Beggs, është në shkollën e mesme të Trinity në periferi të Dallas, ai kishte një rekord prej 52-0 para kampionatit dhe ishte favoriti kryesor për të fituar në garën e 110 kg. Të shtunën, ai mposhti Chelsea Sanchez me rezultat 12-2 për të fituar kampionatin. Kjo ngjare bëri bujë në mediat amerikane pas një raportimi të gjerë, Beggs komentoi rreth fitores së tij. “Nuk do të isha këtu pa ndihmën e bashkëlojtarëve të mi”, raportoi Dallas Morning në web faqen e tyre.