Florentino Perez Presidenti i klubit madrilien thuhet se ka kontaktuar agjentin e njohur, Mino Raiola, për një transferim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit tek Real Madrid. Ky do të ishte një nga transferimet më shokuese në botën e futbollit.Florentino e ka siguruar trajnerin Zinedine Zidane, se do të nënshkruaj me një sulmues të ri në afatin e janarit.
Një qendërsulmues me përvojë nën maskën e Ibrahimovicit do t’i përshtatet Realit, veçanërisht pasi suedezi do të ishte në dispozicion për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi suedez thuhet se mund të joshet me shansin real për të fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve. Mediat spanjolle theksojnë se hetimi është paraqitur, ndërsa Raiola tani po diskuton me Ibrahimovicin për një transferim të mundshëm.