Chelsea duket se ka bërë hap të rëndësishëm drejt finalizimit të transferimit të anglezit Ross Barkley. Lojtari i përfaqësueses së Tre Luanëve ka edhe një vit në kontratën e tij me klubin nga Liverpool, por duket se e ardhmja e tij është larg ‘Goodison Park’. Sipas raporteve të fundit 23-vjeçari ka qenë prej kohësh objekt i bisedimeve mes dy klubeve të Premier League, ndërsa duket se palët kanë rënë dakord për shifrën e 30 milionë paundëve. Për yllin e Everton interesohet edhe Tottenham Hotspur. Një ditë më parë u konfirmua edhe akordi mes Arsenal dhe Bluve për kalimin e Alex Oxlade-Chamberlain në “Stamford Bridge”. Kampionët e Anglisë pritet të marrin edhe Danny Drinkwater nga Leicester City.