Arsenali duket se ka nxjerrë mësime nga rasti i Aron Ramsej. Mesfushori do të jetë pjesë e Juventusit këtë verë me parametra zero. Për këtë arseye Arsenali ka vendosur të ndjekë një politikë të re për sa i përket futbollistëve që janë në fundin e kontratës. Sipas asaj që raporton “Mirror”, londinezët do t’i shesin lojtarët që nuk pranojnë të rinovojnë, te klubi që ofron më shumë.
Megjithatë, kjo duket paksa e vështirë, pasi klubi nuk mund t’i shesë lojtarët te klubet që ata nuk duan. Në këtë rast, futbollisti nuk do të lejohet të stërvitet apo luaj me klubin, në mënyrë që reputacioni i tij të bie.
Te Arsenali duket se nuk duan të hedhin më poshtë investimet e bëra dhe do të nënshkruajnë kontrata afatgjata me sportistët, kur kontrata aktuale do edhe 2 vite të përfundojë. Skuadra e Londrës rrezikoi të humbiste edhe Ozilin për këtë shkak.